Milanit iu desh të përballej me UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës për të bërë të pavlefshëm dënimin me pezullim nga kompeticionet europiane. Por, “sytë” e zyrtarëve të UEFA-s mbeten ende të ngulitura në bilancet e klubit nga Milano.
Në pranverë pritet që drejtuesit e rinj të Milanit, amerikanët e fondit financiar “Elliot”, dhe hetuesit e UEFA-s të takohen sërish për të diskutuar mbi menaxhimin e financave të rënduara të klubit kuqezi.
Shanset që Milani të dënohet sërish janë të pakta, pasi edhe në rast se skuadra nuk arrin të marrë një biletë për në Champions, të ardhurat që mungojnë do të sigurohen nga shitjet e disa lojtarëve në merkato.