Qendërmbrojtësi turk Merih Demiral u zyrtarizua pak ditë më parë si lojtari më i ri i Juventusit. Kampionët e Italisë paguan 18 milionë euro për të bërë të tyrin të riun turk, i cili ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.
Megjithëse, 21-vjeçari sa ka mbërritur te Juventusi, në Itali kanë filluar të qarkullojnë lajme që flasin për një mundësi huazimi të Demiral te skuadra e Milanit. Hapsirat për turkun te Juve nuk janë të shumta. Kielini, Bonuçi, Rugani dhe së shpejti De Ligt, janë konkurrenca e frikshme të cilët do të duhet që Demiral të luftojë për minuta.
“RAI Sport” raporton se për të bërë të mundur këtë dëshirë të Juventusit, duhet dhe leja e Sasuolos, e cila ka vendosur një klauzolë specifike në rast huazimi të lojtarit. Aktualisht në skuadrën e Milanit ndodhen vetëm 3 qendërmbrojtës: Romanjoli, Kaldara, Musakio.