Në ditët e fundit të merkatos, Milan u përfol shumë për një transferim të mundshëm të Janik Ferreira-Karraskos si dhe Alen Sant-Maksimin, lojtarit të Nisës. Pikërisht për këtë të fundit, duket se ka zhvillime të reja, pavarësisht mbylljes së merkatos.
Sipas asaj që raporton “Sport Mediaset”, drejtues të Milanit, kanë gjetur marrëveshjen me ekipin e Nisës në bazë të 20 milionë eurove + bonuset, me lojtarin francez, që do të bashkohet me ekipin kuqezi në fund të këtij sezoni. Gjithashtu, 21-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me “djallin”.
Gjithsesi, e gjithë kjo marrëveshje duket se e ka një kusht specifik. Milan i duhet të sigurojë pjesëmarrjen në Champions, në mënyrë që anësori francez të bëhet lojtari i tyre. Këtë sezon, Sant-Maksimin, e ka gjetur rrugën e rrjetës gjashtë herë dhe ka asistuar tre herë në kampionat.