Milan-Ibra gjithnjë e më afër, gjendet formula e rikthimit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Gjatë ditës së djeshme, Zllatan Ibrahimoviç gëzoi tifozët e Milanit, duke deklaruar se do i pëlqente një rikthim në Milanelo. Bomberi u aktivizua për dy sezone me kuqezinjtë, duke fituar dhe titullin e fundit kampion të ekipit. Më pas largimi drejt PSG, osë më saktë vendimi i drejtuesve për ta shitur.

Milani më pëlqen dhe kjo gjë nuk është sekret. Kam kaluar dy vite fantastike me kuqezinjtë dhe nuk dëshiroja të largohesha por, siç e kam thënë në librin tim, më detyruan të largohem. Fituam titullin, u shpalla golashënues, klub shumë i mirë dhe atmosferë fantastike”, u shpreh Ibra, ndërsa ai dhe Milani janë shumë afër njëri-tjetrit.

Palët po punojnë për të arritur akordin me sulmuesin e Los Anxhelos Galaksi, ndërsa preferohet formula e huazimit. Pak a shumë si rasti i Devid Bekam, i cili kaloi te Milani për 6 muaj në vitin 2009, për t’u kthyer përsëri në Amerikë.

Ibrën e pret një rrogë prej 2 milionë eurosh për 6 muaj, ndërsa ai mund të rinovojë dhe për një vit me ekipin e “djallit”. Diçka tjetër që shtyn suedezin drejt rikthimit në Milano është dha gruaja e tij. Helena ka mbetur shumë e lidhur me qytetin e modës dhe ajo është pro-rikthimit të Ibrës në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *