Vëmendja e merkatos së Milanit është momentalisht e gjitha te transferimi i Kristof Piatek, por gjithsesi drejtuesit kuqezinj duket se po punojnë në fshehtësi për një goditje të bujshme. Bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin e avancuar të PSV Eindhoven, Stiven Bergvajn.
Talenti holandez është përfolur dhe si një dëshirë e Solskjaer, trajnerit të Junajtid, por edhe si një objektiv i Interit. Gjithsesi, ditën e sotme mediat pranë klubit të Milanit, kanë raportuar se “djalli” do të bëjë një ofertë në drejtim të ekipit të PSV-së, e cila pritet të jetë në kufijtë e 20 milionë eurove.
Paratë do të sigurohen nga shitja e Hakan Çalhanoglu, i cili do të bashkohet me Lajpcig, pasi thuhet se drejtuesit e Milanit, i kanë ulur pretendimet e tyre nga 22 në 18 milionë euro. Tani priten zhvillime të tjera, por në rast se Bergvajn vishet kuqezi, do të sihte një goditje e madhe për klubin nga Milano.