Milan e kërkon prej vitesh, momenti i duhur për të arritur te Fabregas?

Çesk Fabregas mbetet një “fiksim” i vjetër i Milanit. Kuqezinjtë kanë kërkuar shpeshherë shërbimet e mesfushorit spanjoll dhe palët pavarësisht se kanë qenë afër dhe larg, kurrë nuk u realizua kalimi i 31-vjeçarit në Milano. Lojtari ka akoma admirues në klub dhe Milani po mendon ta ofrojë në ekip, duke nisur nga merkato e janarit.

Mesfushorit i skadon kontrata në verën e ardhshme dhe nuk ka rinovuar akoma. Ai luajti të gjitha ndeshjet miqësore gjatë verës, por gjuri i tij u përkeqësua në ndeshjen miqësore përballë Mançester Sitit. Lojtari po rikuperohet, por do ta ketë tepër të vështirë të luajë në formacionin titullar. Sarri po luan me tre mesfushorë: Kante, Zhorzhinjo dhe Kovaçiç. Dy të parët janë të paprekshëm, ndërsa kroati po luan çdo ndeshje e më mirë dhe po i bind të gjithë.

Megjithatë, gjithçka do të sqarohet mbas rikuperimit të plotë të mesfushorit dhe faktit nëse do të rikthehet në formacion, apo do të ulet në stol.

Leonardo ka një raport shumë të mirë me klubin londinez dhe diçka e tillë u konfirmua nga arritja e marrëveshjes për huazimin e Bakajokos. Me hapjen e merkatos së janarit, braziliani është gati për të nisur sulmin për ta transferuar më në fund Fabregasin te Milani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *