Makthi rikthehet, mbrojtësi i Anglisë përfundon në spital

Anglia është në ankth për dëmtimin e rëndë pësuar nga Luk Sho, pasi mbrojtësi u transportua për në spital gjatë ndeshjes së Nations League kundër Spanjës.

Mbrojtësi i Mançester Junajtid u përplas me Dani Karvahal në fillim të pjesës së dytë dhe u desh ndihma e barelës për të transportuar jashtë fushe, ndërsa ndeshja u ndal gjatë, derisa mbrojtësit të pafat iu vendos maskë oksigjeni dhe një mbrojtëse për zverkun.

23-vjeçari, i cili luante ndeshjen e parë pas 3 vitesh me kombëtaren, është me të vërtetë i pafat, sepse në sezonin 2015/16 theu këmbën dhe iu rrezikua karriera, duke munguar për shumë muaj.

“Për pak humba njërën këmbë, mjekët mund të detyroheshin të ma prisnin, por nuk ma thanë, e mora vesh disa muaj pas dëmtimit”, tha para ndeshjes së sotme Sho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online