Milan bën goditjen e dytë, sulmuesi një hap larg firmës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milani duket se bën goditjen e dytë në merkaton e janarit. Kuqezinjtë, pasi kanë siguruar me kohë shërbimet e brazilianit Lukas Paketa, janë shumë pranë firmës me Luis Muriel. Sulmuesi, i cili e njeh mjaft mirë Serinë A, do të vijë nga skuadra e Sevijas dhe nga mediat italiane e spanjolle, raportohet se kanë mbetur vetëm detajet e fundit për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Kolumbiani do të vijë në Milano me formulën e huazimit me të drejtë blerje deri në fundin e sezonit. Klubet kanë rënë dakord midis tyre dhe tashmë mbetet vetëm të gjendet marrëveshja mes drejtuesëve kuqezi dhe lojtarit për sa i përket kushteve personale. Një përforcim i rëndësishëm për “djallin”, ku dhe trajneri Gatuzo pritet të jetë i kënaqur nga ky transferim.
27-vjeçari shihet si mjaft i vlefshëm për numrin një të stolit kuqezi, pasi jo vetëm luan si qendërsulmues, por mund të luajë dhe si anësor. Muriel është aktivizuar më parë në Serinë A, me fanellat e Sampdorias, Udinezes e Leçes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *