Në Itali lufta për titull ka vdekur prej kohësh, ndërsa sytë janë te gara për vendin e katërt dhe te gara për qëndrim në Serinë A.
Bolonja mori një pikë të artë në Firence sot, por goditjen e javës e bëri Spali, që të shtunën mundi Juventusin.
Ky rezultat ta tërbuar trajnerin e Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, i cili ka kritikuar egërsisht sjelljen e bardhezinjve: “Shumë do jenë dakord me mua, të tjerë nuk do jenë. Unë shoh punën time, nëse përballesh me Juven titullare apo me rezerva që do ishin titullarë kudo, nuk ka problem. Problemi është kur përballesh me Juven që hedh në fushë të rinjtë ose lojtarë të Serisë C, kjo nuk më duket e drejtë.
“Po të isha trajner i Spalit, do u thosha lojtarëve ‘Në djall të shkojë, do fitojmë patjetër”. Ashtu ndodhi, por nuk më duket sjellja e duhur. Nuk mendoj se Juve ka probleme për të hedhur në fushë disa lojtarë cilësorë. Ishte diçka që nuk më pëlqeu, por e di që atyre nuk do u plasë fare. Për fat të keq, futbolli italian është i tillë“.