Trajneri i Luftëtarit Gentian Mezani u shpreh shumë i kënaqur me lojën skuadrës së tij në fitoren ndaj Kamzës. Në intervistën për “Gol pas Goli” në “SuperSport”, Mezani tha se fitorja vlen më së shumti për të larguar presionin e madh të skuadrës.
Fitorja – “Fituam një ndeshje, jemi gjithmonë në tension. Kjo ndeshje na bëri mirë, na qetëson disi. Por jemi ende në presion të rezultateve. Skuadrat janë aty-aty.”
Të dëmtuarit? – “Duhet kohë të kapin ritmin. Mezi i presim. Në stol kemi djem të rinj. Do na ndihmojnë disi. Jam i kënaqur me pjesën tjetër të skuadrës. Duhet të përmirësohemi dhe të largohemi nga vendi i fundit. Ndeshja e radhës është objektivi ynë deri në fund.”
Hoxha? – “Skuadrat luan mirë në fazën defensive, jemi më mirë. Nuk dua të theksoj vetëm Hoxhën, pasi kam edhe të tjerë. Janiçiç luajti mirë dhe jam i kënaqur me të.”