Mërgjyshi: Më pëlqen grinta e ekipit, ja pse vendosa Shtubinën në majë

Laçi arriti një fitore shumë të rëndësishme përballë Flamurtarit, ndërkohë që mbetet i vetmi ekip i Superiores, që nuk ka humbur akoma. Artan Mërgjyshi, trajneri i bardhezinjve është i lumtur për fitoren dhe vlerëson grintën dhe agresivitetin e ekipit si dhe shpjegon lëvizjet e bëra në sulmin e kurbinasve.

FITORJA – “Ishim më agresivë, e kërkuam fitoren nga fillimi. I ruajtëm ekuilibrat dhe kërkuam më shumë fitoren. Jo rastësisht shënuam, ishte gol i menduar. Më pëlqen grinta, agresiviteti. Ishim të qartë në fushë.”

RENDITJA – “Kemi marrë maksimumin dhe duhet të jemi të kënaqur. Duhet të jemi më të qetë, kur jemi në avantazh dhe të shënojmë golin e dytë. Na rrezikoi kundërshtari në dy raste. Kemi mundësi për t’u përmirësuar.”

SULMI – “Mendova të lë Shtubinën në sulm, pasi Xhixha është përshtatur në krah. Nuk doja të bëja dy lëvizje. Ai ka eksperiencë, ndërsa Xhixha mbron mirë. Penguam Siljanovksin me të. Në fund disa prej lojtarëve ranë fizikisht dhe vuajtëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online