Mesi nuk preket, rinovim dhe klauzolë absurde

Leo Mesi mbetet numri 1 te Barcelona dhe nbuk bëhet fjalë që “Pleshti” të ndërrojë klub në të ardhmen e afërt.

Radioja spanjolle “Cadena Ser” raporton se tashmë është gjithçka thuajse e kryer për rinovimin e kontratës së argjentinasit, i cili do të firmosë deri në vitin 2021, ashtu si Nejmar e Suarez.

Rinovimi dihej, sepse Mesi është Barcelona dhe anasjellas, por ajo që habit është klauzola që do të vendoset për prishjen e kontratës: 400 milionë euro!

Një shifër absurde, por duke parë ritmet e futbollit, Barcelona eviton më të keqen, sepse deri para pak vitesh edhe klauzolat 100 milionë euro dukeshin astronomike dhe të gjithë qeshnin, derisa erdhi koha e Geret Bejlit dhe Pogbasë.

Nuk dihet ende paga e re e Mesit, por është e qartë që do të ketë një rritje dhe gjithashtu do të ketë shumë ndërthurje biznesi mes klubit dhe markës së lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online