Mesi magjeps, vendos rekorde dhe përsërit festimin e më të madhit!

Leo Mesi ishte protagonist absolut këtë të shtunë, duke i dhënë fitoren Barcelonës në Sevilje me 3 gola dhe një asist. Një paraqitje madhështore, nga ato që në fakt Mesi nuk i ka për herë të parë, përkundrazi.

Ishte tregolëshi i 50-të në karrierë për yllin argjentinas, 44 herë me Barcelonën e 6 me kombëtaren, një shifër e çmendur, që mjafton për ta konsideruar Mesin më të madhin në histori.

Plot 650 gola në 797 ndeshje, duke shktuar edhe 266 asiste, ndërsa trofetë janë 33, me 5 Topa të Artë e 5 Këpucë të Arta. Deri tani…

Pak kohë më parë i madhi Pele deklaroi se Mesi luan vetëm me njërën këmbë, nuk shënon me kokë dhe nuk është i kompletuar.

Braziliani vazhdon të krenohet me 1000 golat e tij, edhe pse është e qartë që shifrat e viteve 60-70 janë paksa të vështira për t’u verifikuar dhe golat në kampionatet krahinore në Brazil nuk mund të krahasohen me golat në La Liga e Champions League.

Megjithatë, secili ka mendimin e vet dhe Mesi nuk komenton kurrë për deklaratat e një legjende. Ndërkohë, Mesi pa dashje ka imituar festimin historik të Pelesë në Kupën e Botës 1970.

Pele shënoi golin e parë në finalen kundër Italisë dhe festoi duke i hipur në shpinë Zhairzinjos, ashtu si bëri dje Mesi me Dembelenë.

Kush është më i madhi, pak rëndësi ka, sepse ky festim ndoshta mjafton për të thënë që kemi përpara dy ndër më të mëdhenjtë, perënditë e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online