Lionel Mesi, sërish ai, magjik dhe rekord historik në Champions League, me një tjetër trigolësh, çka konfirmon se argjentinasi është ende në majën e Botës.
Kundër PSV-së Mesi shënoi tre gola në fitoren 4-0 dhe ishte hera e tretë që e niste sezonin në Champions në këtë mënyrë. Në sezonet 2013-14 (kundër Ajaksit, 4-0) dhe 2016/17 (kundër Seltikut 7-0), Mesi ishte protagonist absolut, gjithnjë në Camp Nou.
Megjithatë, për ata që besojnë te shenjat e fatit dhe shohin përsëritje historie në momente të veçanta, duhet kujtuar në fund të sezoneve kur Mesi e niste me tre gola Champions League përfundonte në Madrid.
Jo vetëm kaq, sepse Reali i fitonte të dyja finalet, kundër Atletikos dhe Juventusit, me rezultatin 4-1. Doni më koincidenca të çuditshme? Atletiko dhe Juve ishin ekipet që eliminuan Barcelonën në ato dy sezone, gjithnjë në çerekfinale!