“Mesi do të luajë deri 45 vjeç, do i ndërtojmë 10 statuja! Të gjithë më bëjnë këtë pyetje”

Leo Mesi mbush 32 vjeç me datë 24 qershor, por kjo gjë nuk po e pengon aspak yllin argjentinas që të vazhdojë të dominojë dhe dhurojë magji e emocione në fushat e blerta. Josip Bartomeu ka folur për kapitenin e tij në një prononcim për mediat angleze. Presidenti i Barcelonës nuk i kursen elozhet për numrin 10.

“Do të luajë Mesi sot?”. Homologët kundërshtarë bëjnë gjithmonë të njëjtën pyetje kur përballen me ekipin katalanas në “Camp Nou”. Bartomeu ka një dëshirë dhe shpreson që stadiumi i ri (punimet nisin në vitin 2020 dhe mbarojnë në vitin 2023) ta shohë përsëri kapitenin në fushë.

Leo është vetëm 31 vjeç. Shikoni me çfarë force e ka goditur topin në golin e tretë kundër Liverpulit. Është shumë larg portës dhe ai top fluturon me të vërtetë. Leo është më i fortë se kurrë. Tërheqja? Vazhdoj të mendoj se është shumë larg. Do të ishte fantastike ta kishim në skuadër kur të inaugurojmë stadiumin e ri. Mesi do të jetë 35 vjeç kur stadiumi të jetë gati? Shpresoj që të vazhdojë të luajë deri në moshën 45-vjeçare.

Një statujë për të? Jo një, do të ketë 10 të tilla! Kemi një të Kubala dhe po përgatisim një për Johan Krujf. Ditën që Mesi do të tërhiqet nga futbolli… Unë nuk do të jem president, kjo është e sigurt. Presidentët e skuadrave të tjera më pyesin gjithmonë për të kur vijnë në ‘Camp Nou’. Interesohen nëse Leo do të luajë. Bëjnë tifozllëk për skuadrat e tyre, por e dashurojnë futbollin dhe duan ta shohin Mesin në fushë. Nuk kemi patur vështirësi për ta mbajtur në ekip. Kemi arritur të kemi trajnerë dhe futbollistë me të njëjtën filozofi. Kemi zhvilluar gjithmonë stili tonë të futbollit dhe Mesi është ndjerë për mrekulli. Përse duhet të ndërrojë klub?”, përfundon kreu i klubit të Barcelonës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *