Leo Mesi mund të jetë lojtari më i mirë në botë, por kur vjen puna tek nervat nuk është dhe aq jashtëtokësor. Barcelona e tij nuk arriti që të merrte më shumë se një pikë ndaj Zhironës. Pleshti shënoi golin e parë, por më pas miqtë realizuan dy herë dhe u desh një gol i Pikesë që skuadra të evitonte humbjen.
Kishte kritika të shumta nga lojtarët katalanës që dhe gjatë lojës shfaqën pakënaqësinë e tyre në drejtim të gjyqtarit kryesor, edhe të ndikuar nga fakti se skuadra e tyre mbeti me 10 lojtarë. Në fundin e ndeshjes ka ndodhur një episod që nuk ishte aspak i hijshëm.
Gil Manzano, gjyqtari i takimit u afrua pranë Mesit për ta përshëndetur, por nuk ka gjetur mikpritjen e argjentinasit. Mesi, ndonëse e ka parë dorën e gjyqtarit ka vendosur që ta injorojë këtë të fundit, duke protestuar në një farë mënyre për vendimet që arbitri kishte marrë gjatë ndeshjes. Një veprim aspak i hijshëm nga ana e “pleshtit;, i cili i ul vlerat vetes me sjelljen e tij.