Bajerni tentoi deri në fund të siguronte shërbimet e Rodrit, mesfushorit të Atletiko Madrid. Sipas raportimeve të “Kicker”, bavarezët ishin gati të paguanin klauzolën prej 70 milionë eurosh për mesfushorin, por ky i fundit ka refuzuar.
E ardhmja duket Mançester Siti, aty ku e pret krahëhapur Pep Guardiola. Tani ka marrë fund gjithçka për Rodrin, i cili do të vijojë karrierën në Premier Ligë me ekipin kampion.
Zyrtarizimi i tij është çështje kohe, ndërsa Atletiko do të mbushë arkat me 70 milionë euro. Në Gjermani janë dorëzuar përfundimisht dhe drejtuesit e rekordmenëve gjermanë duhet të hedhin sytë nga një tjetër mesfushor.