Mesfushori kuqezi ndërron skuadër, transferohet në Ukrainë

Lojtari i Shpresave kuqezi, Arbër Basha ka ndërruar skuadër sot. Që nga fillimi i këtij sezonit, 21-vjeçari aktivizohej në radhët e skuadrës estoneze, JK Narva Trans. Basha la skuadrën e Kamzës për tu transferuar në Estoni, aty ku luajti 11 ndeshje si titullar dhe bëri ndeshje shumë të mira.

Mesfushori tërhoqi interes nga skuadra ukrainase, Olimpik Donjetsk, me këta të fundit që arritën të siguronin firmën e 21-vjeçarit shqiptar. Basha është prezantuar sot te skuadra ukrainase dhe do të ketë mundësinë të rritet edhe më shumë në gjysmën e dytë të sezonit.

Basha është grumbulluar edhe për Shpresat U-21 nga trajneri Alban Bushi dhe duket se ka nisur të bëjë hapa galopant për karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online