Mesfushori “harron” Sarrin: Më pëlqen Lampard, ndihem më kreativ

Zhorzhinjo nuk e ka ndjerë shumë largimin e Mauricio Sarrit. Mesfushori italo-brazilian punoi me trajnerin e Juventusit te Napoli dhe Çelsi, madje duke qenë truri i skuadrës.

Gjithsesi, Sarri nuk i mungon më dhe ardhja e Frenki Lampard e ka liruar. Tani ndihet më mirë, ka mundësi për të qenë më kreativ dhe po zbavitet. Trajneri i ri i “Bluve të Londrës” ka qenë vetë një mesfushor i madh dhe këtë repart e njeh në perfeksion.

Me Lampard kam më shumë hapësira për të krijuar çfarë kam në kokë dhe ndihem më i lirshëm në fushë. Më pëlqen shumë mënyra se si po luajmë me Frenkin. Sarri? Ai ishte trajneri im, jo miku im”, thekson organizatori 27-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online