Lerda ul në stol dy yjet: Debuton Broja, Latifi zbarkon si “moldav”

0

Partizani pret Sherif Tiraspol në “Selman Stërmasi” dhe dueli i turit të dytë të Ligës së Europës nis në orën 17:30. Të dy trajnerët kanë zgjedhur formacionet titullarë, do të luajnë me skemat 4-3-3 dhe janë gati për betejën e parë.

Franko Lerda nuk ka bërë shumë ndryshime në krahasim me përballjet kundër Karabakut në Champions. Rron Broja është emri i ri i formacionit të “demave”, ndërsa Asani dhe Trashi do ta nisin nga stoli.

Alban Hoxha do të jetë si gjithmonë mes shtyllave. Bitri-Belica do të formojnë murin e mbrojtjes, ndërsa krahët do të mbulohen nga Ibrahimi dhe Hakaj.

Telushi-Mala-Broja do të jenë treshja e mesfushës. 23-vjeçari nga Mitrovica, i cili erdhi nga Shkupi, do të debutojë me ngjyrën e kuqe dhe të gjitha janë kurioz ta shohin në aksion.

Solomon në qendër dhe Çinari e Kordeiro nga krahët do të formojnë sulmin e kampionëve, ndërsa si titullar do ta nisë sfidën edhe Liridon Latifi, i cili u transferua te klubi moldav gjatë kësaj vere.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.