Mesazhi i çuditshëm i Hebajt, polemikë në horizont?

Partizani ka një ndeshje mjaft të rëndësishme nesër, pasi do të ndeshet me Kamzën. Diferenca me Kukësin është ngushtuar, pas suksesit të verilindorëve në Vlorë, çka e rrit presionin tek “demat”, pasi duhet me çdo kusht për të mos dalë pa pikë nga periferia e kryeqytetit.

Sulmuesi Rubin Hebaj ka bërë një postim disi të çuditshëm dje, pasi në profilin e tij në “Instagram” ai ka shkruar në anglisht: “Kam dëgjuar se jeni lojtar: Kënaqësi që ju takoj! Unë jam trajneri”. Nuk është shumë e qartë nëse është një mesazh, por fakti që ai e ka lidhur me terma sportive të bën të dyshosh.

Shkodrani nuk ka pasur shumë hapësira te “demat”, pasi vetëm 6 takime i ka nisur nga minuta e parë. Hebaj ka realizuar 2 gola, por kanë pasur një peshë të madhe, për faktin se ka gjetur rrjetën në takimin derbi me Tiranën, duke përmbysur rezultatin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *