Mesazh i qartë për Pogba, Rashford “all in”

“Mançester Junajtid mund të jetojë dhe pa Pol Pogba”, ishin këto fjalët e Geri Nevil, një nga legjendat e klubit anglez. Francezi Pogba ka kohë që është kthyer në një çështje ne “Old Traford” dhe nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Murinjo dhe tifozët e Mançester.

Pikërisht për këtë çështje ka folur ish-mbrojtësi dhe kapiteni Nevil, i cili ka thënë se në qoftë se mesfushori francez nuk ndihet i lumtur në Mançester, duhet të largohet. Për kampionin e botës ka interes të madh nga Barcelona, si dhe nga ish-ekipi i tij Juventus.

Markus Rashford -Krejtësisht e ndryshme paraqitet situata për sulmuesin e talentuar Rashford, i cili pas ndeshjeve të zhvilluara me kombëtaren angleze ka dhënë sinjale të mira dhe gjithashtu ka folur për të ardhmen e tij tek klubi i Mançester Junajtid.

Ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të mendojë largimin dhe se do te luftojë për vendin e titullarit. 20-vjeçari, i cili këtë sezon mban mbi shpinë edhe peshën e numrit 10-të, ndeshjen e fundit ndaj Bërnlejt u aktivizua nga stoli dhe u ndëshkua me karton të kuq, si pasoje do te mungojë për 3 ndeshje ne kampionat. Markus Rashford ka dhe një vit kontratë që e lidh me “Djajtë e kuq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online