Mes Peles dhe Mylerit, Mesi në “gjueti” të rekordit më të madh

Leo Mesi është një prej lojtarëve më të mëdhenj në botë, por dhe më të mëdhenjtë në historinë e futbollit. E gjithë karriera e argjentinasit është rrotulluar te Barcelona, me “pleshtin” që i ka qëndruar besnik katalanasve që nga dita e parë që ka nisur të luajë futboll si profesionist.

Saktësisht 566 ndeshje ka zhvilluar Leo Mesi me Barcelonën, duke qenë lojtari i dytë me më shumë ndeshje me një skuadër të vetme në historinë e futbollit. 31-vjeçari kaloi Gerd Mylerin në ndeshjen e  fundit me Betis dhe para tij është vetëm braziliani Pele.

Pele ka luajtur 643 ndeshje me Santosin dhe Mesit i duhen dhe 77 ndeshje me fanellën e Barçës që të kalojë edhe legjendën braziliane. Duket një shifër e arritshme, nëse Mesi vijon që të qëndrojë besnik për kampionët e Spanjës deri në fund të karrierës. Nëse do të ndodhë, me shumë gjasa Mesi do të jetë “mbreti” i kësaj statistike për shumë kohë, pasi vështirë se dikush tjetër do e cenonte këtë statistikë të veçantë dhe jo që çdokush mund ta tentojë për ta arritur.

https://www.instagram.com/p/BqILfhMFFQs/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online