Mervejl në ankand, oferta nga Italia në Francë

Futbollisti kongolez kërkohet nga skuadra e Serisë A, por edhe ekipi i Tramexanit dhe disa klube të Ligue 1

Olsi Avdiaj
Kaljari është gati të blejë Mervejl Ndokitin. Klubi kuqeblu, pjesë e Serisë A italiane, është gati të afrojë në ekip lojtarin kongolez pjesë e Tiranës. Klubi bardheblu dhe futbollisti, që luan me bardheblutë tani ka seriozisht oferta në tavolinë. Është Kaljari, i cili interesohet për futbollistin kongolez. Lajmi konfirmohet nga “cagliarinews24” dhe “FootMercato”. Sipas të dyja burimeve, vlera e kartonit llogaritet 750.000 euro.

KALIARI – Klubi nga Sardenja është mjaft mirë në aspektin financiar dhe në sezonin e fundit tregoi se jo vetëm që di të mbijetojë pa vuajtje dhe të luajë futboll të bukur, por edhe u jep hapësirë të rinjve. Janë shumë lojtarë U-21 të federuar te ky klub, por mbi të gjitha bie në sy emri i koreano-veriorit Kuang-Song Han, vetëm 18 vjeç, i cili ka shënuar një gol në Serinë A. Në këtë linjë, Kaliari mund të investojë edhe tek Mervejl, i cili në Shqipëri ka treguar se ka shumë cilësi dhe me punën e duhur mund të bëhet vërtet i rëndësishëm, duke parë moshën shumë të re. Në një ambient të qetë si Kaliari mund të rritet qetësisht dhe t’i jepet koha për të lulëzuar.

SIONI – Mervejl është edhe në listën e Sionit, ku trajneri i ri është një njohje e vjetër e Shqipërisë, Paolo Tramexani. Është pikërisht ndihmësi i De Biazit që e kërkon ta ketë në skuadër. Mësohet gjithashtu se oferta e Kaljarit është më bindëse, ndërsa Sioni kërkon me Tramexanin ta bëjë të vetin. Në Zvicër dihet që klubet nuk mendojnë vetëm për rezultatet sportive, por sidomos për ato financiare dhe duke nisur nga Bazeli i famshëm, të gjithë mundohen të evidentojnë lojtarë të rinj e me të ardhme, për t’i shitur sa më shtrenjtë. Ndoshta shifra e përmeëndur më sipër është e tepërt, por Sioni është një klub i pasur.

AMIENS DHE ANZHER – Nëse ka futboll që është perfekt për talentet afrikanë në Europë, ai është në Francë, sepse që nga Liga 1 e poshtë të gjitha klubet kanë një numër të madh afrikanësh në përbërje dhe shpesh i shesin disa herë më shumë nga sa i blejnë. Në këtë aspekt, edhe Mervejl duket një investim shumë interesant dhe Amiens e Anzher duket se kanë nisur bisedimet me përfaqësues të klubit të Tiranës. Amiens sapo është ngjitur në Ligën 1, pas një sezoni madhështor, ndërsa Anzher ishte edhe sezonin e fundit në Ligën 1 dhe mbërriti deri në finalen e kupës, ku u mund nga PSG. Amiens ka 4 lojtarë afrikanë në ekipin e parë, ndërsa Anzher plot 10 të tillë, ndaj Mervejl do të gjendej si në shtëpi, kudo që të shkonte.

NGUTI I TIRANËS – Mervejl duhet shitur këtë verë, pikë. Refik Halili e ka të qartë se çmimi i talentit afrikan nuk do të rritet duke luajtur në Kategorinë e Parë dhe nuk i intereson që t’ia japë ndonjë klubi tjetër për ta reklamuar. Lista për të blerë yllin bardheblu është e gjatë dhe tashmë Halili duhet vetëm të vendosë: ta mbajë për dy ndeshjet kundër Makabit, apo ta shesë urgjentisht xhevahirin 18-vjeçar, i cili është futbollist i kombëtares së Kongos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online