Barcelona e këtij sezoni ka qenë një makineri golash e papërmbajtshme, kjo falë formës së Lionel Mesit, i cili po zhvillon një sezon fantastik. Efikasiteti i madh i sulmit të kampionëve të Spanjës ka fshehur disi problemet që katalanasit kanë në repartin e mbrojtjes, ku Ter Shtegen po heq jo pak probleme.
Ditën e sotme është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin qendërmbrojtësi Samuel Umtiti. Francezi mungonte nuk ishte pjesë e grupit që prej muajit tetor për shkak të disa probleme në gju.
Fillimisht i përfol se 25-vjeçari do duhet t’i nënshtrohej një operacioni kirurgjikal që do të mbyllte sezonin e tij në mënyrë të parakohshme, por për fatin e mirë të futbollistit gjuri i tij u riaftësua me anë të një terapie tre mujore.