Këtë të shtunë Juventusi do të udhëtojë drejt Empolit për t’u rikthyer te fitorja në Serie A pas hapit fals në shtëpi ndaj Xhenoas ku u ndalën në një barazim 1-1. Në listën e të grumbulluarve të Alegrit ka pasur një emër të ri.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë Leonardo Spizanola, që rikthehet të marrë pjesë në një ndeshje të Serie A që prej 18 marsit. 25-vjeçarit i janë dashur shtatë muaj për t’u rikuperuar plotësisht nga këputja e ligamentit të kryqëzuar të gjurit.
Spinazola ishte një ndër lojtarët më të dalluar tek Atalanta e dy sezoneve të fundit. Paraqitjet e mira me ekipin nga Bergamo tërhoqën vëmendjen e trajnerit të atëhershëm të kombëtares italiane, Xhanpiero Ventura, i cili e ftoi disa herë në grumbullimet e përfaqësueses “axurre”. 25-vjeçari është një lojtari i polivalent i aftë të luajë në të dy krahët e mbrojtes, por edhe më sipër në mesfushë.