Ozan Kabak dhe Shtutgarti me sa duket po i bëjnë lëmsh të gjithë. Ditët e fundit ishte bërë me dije se gjithçka ishte mbyllur dhe turku do të kalonte te Milani për 17 milionë euro (15+2 bonuse).
Gjithsesi, ditën e sotme “Bild” raporton se Bajerni i Mynihut ka ndërhyrë përsëri dhe Ozan Kabak është drejt bavarezëve. Diçka të tillë e ka shkuar pikërisht Kristian Falk, kryeredaktori i prestigjiozes gjermane.
According to our information: @FCBayern is discussing a Transfer of Ozan Kabak (19). The defender will cost 15 Million Euro @BILD_Sport
— Christian Falk (@cfbayern) 24 juin 2019
Kabak me sa duket do të kalojë te Bajerni për 15 milionë euro, me transferimin që pritet të mbyllet në ditët në vijim.