Merkato në portë, Bajerni në tratativa për portierin e Shalkes

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Klubi  i Shalkes po bën një sezon për t’u harruar në çdo aspekt. Megjithatë, kriza e rezultateve solli një zbulim që askujt nuk ia priste mendja.

Kapiteni dhe portieri i Shalkes, Ralf Ferhrman, humbi vendin e formacionit ndaj të riut Aleksandër Nybel. Portieri 22-vjeçar e ka përligjur besimin e trajnerit Hub Stivens dhe tani po tërheq interes nga klube të tjera gjermane.

Së fundmi mediet gjermane raportojnë se Bajerni i Mynihut është në tratativa për të blerë kartonin e portierit të Shalkes. Kontrata e Nybel me skuadrën nga Gelsenkirshen mbaron në qershor të 2020-ës, çka e vendos Shalken në një pozicion aspak të mirë dhe e bën shitjen e tij të detyrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *