Pas Alma Uakili, të marrë nga Shkëndija e Tetovës, Partizani ka marrë nj ëtjetër lojtar në Maqedoni. Këtë herë nga Shkupi dhe ai është i riu Besnik Ferati. Mesfushori ka luajtur me Maqedoninë U17 dhe është pikasur nga drejtuesit e kuq.
Ai ka mbërritur në Tiranë dhe ka nënshkruar për katër vite me të kuqtë: “Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me lojtarin Besnik Ferati. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare me Partizanin. 18 vjeçari Ferati është formuar në ekipin e FC Shkupi. Mesfushori i të gjitha ekipeve përfaqësuese të moshave të Maqedonisë, është prezantuar në ambientet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës”.
Mbetet për t’u parë nëse Partizani do të bëjë afrime të tjera. Ferati është një element që u shërben të kuqve edhe për të ardhmen.