Rustem Hoxha drejt Greqisë, zbulohen klubet që e duan

Rustem Hoxha zyrtarisht është lojtar i lirë, pasi ditë më parë shtrëngoi duart me Kukësin dhe tashmë pritet të mësohet ekipi i ri i mbrojtësit. Ofertat nuk i kanë munguar gjatë kësaj periudhe dhe “SportEkspres.com” mëson se 27-vjeçari ka dy propozime mjaft interesante.

E duan në Greqi dhe është AEL Larisa që është futur në bisedime për shërbimet e mbrojtësit durrsak. Hoxha, nëse konkretizohet transferimi i tij të në këtë klub, do të gjente aty edhe Suad Sahitin, që kaloi këtë verë te skuadra greke.

Por një opsion është edhe transferimi në një tjetër skuadër në Greqi. Apollon Smirnis, gjithashtu ka shfaqur interes për Rustem Hoxhën. Një duel mes dy skuadrave greke për shërbimet ish-mbrojtësit të Kukësit, që në Superiore ka goxha eksperiencë.

Hoxha ka treguar se mund të jetë edhe një lider, teksa te Teuta ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Për një periudhë të shkurtët, gjashtë muaj, ai është aktivizuar me Luftëtarin prej janarit të vitit 2012.

Tashmë ai mund të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit, madje në një kampionat më të fortë. Edhe më parë ka pasur opsione për të luajtur në kampionat tjetër, teksa verën e shkuar ishte në bisedime me Shkëndijën e Tetovës, por në fund u bind t’i bashkohej Kukësit, që ishte kampionia në fuqi.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online