Elton Kale ishte afrimi i parë te Tirana, ndërkohë që tashmë ka ardhur një tjetër lëvizje dhe është Agustin Torasa ai që do të veshë fanellën e bardhebluve. Vjet të dy lojtarët ishin te Flamurtari dhe trajneri Ardian Mema i njeh mirë të dy.
“Agustin Torasa është zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Tiranës për sezonin e ardhshëm me opsionin për të vazhduar bashkëpunimin edhe me një tjetër vit. Torrasa vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Ish-futbollisti i Flamurtarit do t’i bashkohet Tiranës në ditët e para përgatitore në muajin korrik”.
Torasa në të shkuarën është aktivizuar edhe te Partizani. Tirana po tenton të nënshkruajë edhe me Idriz Bathën, i cili për më tepër ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadra tjetër e kryeqytetit.