Emiljano Musta është “top”, kalon testet mjekësore

Kukësi ka zyrtarizuar dy lëvizje në hyrje dhe njëri prej tyre është mbrojtësi i majtë Emiljano Musta. Futbollisti nga Elbasani, ditën e sotme është shfaqur në kryeqytet dhe ka zhvilluar testet mjekësore, gjë që bëhet me dije edhe nga klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Musta ka firmosur para pak ditësh për një sezon, ndërkohë që ka klauzolë edhe për ndeshjet e kupave të Europës. Veç mbrojtësit, te Kukësi kanë afruar edhe portierin Ilir Avdyli dhe po punohet edhe për të tjera lëvizje.

Momentalisht po tentohet afrimi i një mbrojtësi të djathtë dhe një qendërmbrojtësi. Drejtuesit e Kukësit janë në bisedime me disa lojtarë, ndërkohë që duhet theksuar se shumë pista merkatoje kanë rënë për shkak të kërkesave të larta financiare që futbollistët kanë paraqitur.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/1782541128557893/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online