Merkato e shkuar keq, presidenti i Bordosë shfryn kundër ekipit anglez

Dita e fundit e merkatos është gjithmonë dita më e ngarkuar dhe skuadrat bëjnë maksimumin për të siguruar firmat e futbollistëve, madje edhe duke paguar më shumë në mënyrë që marrëveshja të konkretizohej.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me klubin e Fulhemit, skuadër e cila kërkoi me doemos shërbimet e mbrojtësit të Bordosë, Jusuf Sabali. Lojtari i kombëtares së Senegalit ka një klauzolë prej 12.8 milionë eurosh dhe Fulhemi ishte gati të paguante, por mënyra sesi kanë kontaktuar me lojtarin nuk i ka pëlqyer aspak klubit francez.

President i Bordosë, Frederik Longuepe ka folur sot për “RMC Sport”, ku ka kritikuar ashpër mënyrën se si përfaqësuesit e Fulhemit kanë tentuar të bëjnë merkato: “Jemi njoftuar në orën 20:03 se është paguar klauzola e Sabalit. Fulhemi kishte bindur edhe lojtarin dhe ishte pikërisht ai që na shprehu dëshirën për tu larguar.

Në kushte të tjera, nuk do e ndaloja, por fakti që drejtuesit e Fulhemit nuk më kanë kontaktuar më bëri që ta ndaloja këtë operacion. Nuk më intereson aspak se çfarë problemesh kanë ata, por Sabali do të qëndrojë me ne. Ndoshta, herën tjetër do të dinë sesi bëhet merkatoja”,- përfundoi presidenti.

Yousuff Sabaly, mbrojtësi i Bordeaux

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *