Merkato e Kukësit, synohet edhe ylli i Skënderbeut

Kukësi zyrtarizoi sot firmën me Enis Gavazajn dhe huazimin e talentit afrikan, Umar Kamara. Megjithatë, merkatoja e verilindorëve nuk do të ndalet këtu. Siç raporton “Telesport”, Kukësi kërkon me ngulm shërbimet e yllit të Skënderbeut, Dejvi Bregu.

Sulmuesi është një nga lojtarët më të mirë në Superiore, por sezonin e shkuar u penalizua nga nëj dëmtim në shpatull. Megjithatë, u rikthye në javët e fundit të kampionatit dhe ishte shumë i rëndësishëm për ekipin korçar.

Dënimi nga CAS ka bërë që shumë lojtarë të “Ujqërve” të jenë në pikëpyetje për të ardhmen dhe një ndër ta është dhe Bregu. Vlonjati me shumë gjasa do të largohet dhe Kukësi ka nisur sulmin për firmën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *