Inter po zhvillon një sezon shumë të mirë, ndërsa drejtuesit e klubit zikaltër vazhdojnë punën për përforcimin e kontingjentit të Luçiano Spaletit. Konkurrenca në tre kompeticione kërkon cilësi dhe sasi dhe Interi ka zgjedhur dy objektivat e duhura për të forcuar qendrën e mbrojtjes. Kandidatët janë dy: Zhoakim Andersen dhe Xhanluka Mançini.
I pari është danez, luan me Sampdorian dhe po bën mirë në qendrën e mbrojtjes, ndërsa i dyti është italian dhe aktivizohet me Atalantën. Të dy janë nga 22 vjeç dhe luajnë në rolin e qendërmbrojtësit, ndërsa Mançini ishte një nga autorët e golave në fitoren e Atalantës kundër Interit me rezultatin e thellë 4-1.
Tashmë nuk është më sekret dhe Xhuzepe Marota do të jetë shumë shpejt një drejtues zikaltër. “Është e mundur”, u shpreh ish-zyrtari i Juventusit para disa ditësh, kur e pyetën nëse do të ishte pjesë e Interit, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka qartësuar shkurt dhe pastër: “e sigurt që do të qëndroj në Itali”.
E ku tjetër përveçse Interi? Aty ku do të jetë njeriu kyç i merkatos së klubit. Tashmë mbetet vetëm konfirmimi i tratativës me Moratën, i cili është gati të nisë aventurën e re me ekipin e Interit.