Reagimi i Flamurtarit: Ju tregojmë gabimet “njerëzore” të arbitrave ndaj nesh!

Flamurtarit i ndodh shpesh të penalizohet nga arbitrat. Në ndeshjen e fundit me Skënderbeun iu anulua një gol i shënuar nga Tomislav Bushiç. Trajneri Daja nuk pranoi të komentonte pas ndeshjes me episodin në fjalë, gjë që e ka bërë klubi ditën e sotme.

Përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, ata rikujtojnë golin e anuluar me Teutën, një penallti të padhënë me Luftëtarin, si dhe disa pozicionin jashtë loje të akorduara në dëm të kuqezinjve.

“Pa koment po sjellim gabimet ‘njerëzore” nga arbitrat për ndeshjet e zhvilluara në fazën e dytë: 1. Flamurtari F.C – KFTeuta, 2. Flamurtari F.C – FC Luftëtari, 3. FK Skënderbeu – Flamurtari F.C”, shkruan klubi vlonjat.

https://www.facebook.com/FlamurtariFaqjaZyrtare/videos/184978119119083/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online