Merkato e Gegës, përforcime nga SHBA për Partizanin

Partizani ka afruar këtë verë vetëm dy lojtarë të afirmuar, mesfushorin Ardit Hila dhe sulmuesin Stefan Nikoliç. Për këtë të fundit pikëpyetjet janë të mëdha në fakt, për shkak të së shkuarës së tij problematike dhe faktit që nuk shënon shumë. Elbasanasi mbylli kontratën me Teutën dhe gjeti marrëveshjen me të kuqtë. Trajneri Skënder Gega ka kërkuar nga drejtuesit edhe të tjera afrime, gjë që e shprehu edhe gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes me Mariborin.

Tashmë është zbuluar edhe një emër. “Supersport” raporton se Dilaver Duka është një nga kërkesat e merkatos. Mesfushori i majtë luan në SHBA dhe është një futbollist me eksperiencë, i cili ka arritur të luajë edhe në MLS. Luan në linjën e majtë të mesfushës dhe tashmë është 28 vjeç, por aktualisht aktivizohet në ligën e katërt (NPS) me Motaun.

Vjet ka qenë pjesë e Nju Jork Red Bull dhe është aktivizuar në MLS dhe USL me ekipin e dytë, kurse në të shkuarën ka mbrojtur fanellën e Kolumbus Kru,  Çikago Fajer dhe Montreal Impact. Pranimi i ofertës së Partizanit do të ishte një sfidë më vete për Dukën, i cili ka luajtur edhe SHBA U20. Futboll ndryshe, jetesë ndryshe: sa gati do ishte ai të bëhej pjesë e Superiores? Të shohim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online