Panuçi këshillon Ronaldon dhe tregon gabimin e tij më të madh

Në Shqipëri do të ishim më të lumtur të lexonim diçka të thënë për Armando Sadikun, Mërgim Mavrajn, apo ndonjë futbollist tjetër, por nuk është e thënë. Trajneri i Shqipësirës, Kristian Panuçi, dha një intervistë të gjatë për “El Partadizo” ku foli për kalimin e Ronaldos te Juventusi.

“Një lëvizje vërtetë e zgjuar, pasi do t’i japë lojtarëve të tjerë të mëdhenj një shtytje për të ardhur në Itali. Për mua është normale të ketë çmenduri për Ronaldon. Më i miri botës është këtu”, – shprehet fillimisht Panuçi. Nga krahu tjetër, tekniku kuqezi analizon dhe vështirësitë për Realin.

“Mund të jetë një sezon i vështirë në Madrid. Zidani u largua, Kristiano u largua… Nuk është e lehtë t’i zëvendësosh ata, pasi kanë fituar 3 Champion League radhazi. Mendoj se Ronaldo do të triumfoj në Seria A, pasi është shumë lojtar i mirë për të mos fituar. Ai ka Championsin në gjak”, – u shpreh Panuçi.

Numri një i stolit të Shqipërisë tregon dhe gabimin më të madh të karrierës së tij për të cilën është penduar. “Doja të largohesha nga Real Madrid, por ishte gabimi më i madh që kam bërë në karrierën time sportive. Jam penduar tani, kur e lashë Madridin isha i bindur”, – përfundoi Panuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online