Mendi e “mbush kupën”, Siti zyrtarizon mbrojtësin e majtë

Manccester Siti ka rikthyer në klub mbrojtësin spanjoll Angelino. Futbollisti 22-vjeccar u shit nga kampionët e Anglisë një vit më parë për pesë milionë euro në Holandë te PSV-ja. Paraqitjet e mira të 22-vjeçarit në Eredivisie kanë bërë që “qytetarët” ta rikthejnë në Angli.

Kosto totale e operacionit ishte 12 milionë euro. Me Angelinon në ekip, Pep Guardiola do të ketë një opsion më shumë përsa i përket krahut të majtë të mbrojtjes që deri më tani është mbuluar nga Fabian Delf dhe Oleksandr Zinçenko, dy mesfushorë të cilët Guardiola i ka konvertuar në mbrojtës.

Ardhja e Angelinos hedh dyshime mbi të ardhmen e Benzhamin Mendit. Futbollisti francez u ble për 50 milionë euro dy vite më parë, por dëmtimet e njëpasnjëshme në gju kanë bërë që ai t’i shohë shumicën e ndeshjeve nga tribuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *