Mario Xhufredi, menaxheri i Elseid Hysajt, është rikthyer të flasë për shkodranin dhe si zakonisht këtë e ka bërë në radio. Këtë herë ka folur për “Radio Marte” dhe ka vlerësuar paraqitjet e futbollistit të kombëtares.
Hysaj është pozicionuar në të majtë dhe Xhufredi fillimisht thotë: Ka luajtur në dy ndeshjet e fundit në të majtë dhe ka bërë mirë, por fatkeqësisht flitet vetëm kur një lojtar bën keq ose bën gabime. Ne e pranojmë edhe këtë, nuk është problem”.
Por menaxheri i Hysajt nuk ndalet me kaq, pasi më tej shton: “Është më e dobishme të jesh kthyer në mbrojtësin e 13-të në Europë referuar vlerës. Kritikat nuk na interesojnë”.