Memelli zyrtarizon largimin nga Laçi: Do jem gjithmonë mirënjohës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Siç ishte raportuar pres ditësh, Migen Memelli nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Laçit. Tekniku, i cili mori drejtimin e skuadrës bardhezi pas largimit të Artan Mërgjyshit nuk do të vijojë më bashkëpunimin me kurbinasit.

Vetë Memelli ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ku ka zyrtarizuar në një farë mënyre dhe “divorcin” me Laçin. Vetëm fjalë pozitive nga ana e Memellit, i cili në stolin e finalistëve të Kupës edicionin  shkuar arriti të merrte 10 pikë, duke shënuar 3 fitore, një barazim dhe 2 humbje.

Nga dita e nesërme pritet që me skuadrën të bashkohet dh trajneri i ri, Besnik Prenga, i cili ishte pjesë e kurbinasve edhe një edicion më parë, duke arritur që të kalonte dhe një tur në Europa League.

“Klub Futboll Laçin, drejtuesit, sportdashësit, stafin dhe trajnerin e ardhshëm dhe në veçanti lojtarët dua t’i falënderoj dhe t’i uroj suksese të mëtejshme në rrugën e tyre. Do t’ju jem gjithmonë mirënjohës. Faleminderit”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *