Memelli te Laçi, Mërgjyshi bën planin anti-Partizan

Laçi ditën e djeshme ka zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Ilirisë së Fushë-Krujës, që e ka humbur me rezultatin e ngushtë 1-0. Mikelanxho Bardhi, një ish-futbollist i kurbinasve, ka shënuar golin e vetëm të takimit.

Ajo që kishte më shumë rëndësi kishte të bënte me formacionin që Mërgjyshi kishte hedhur në fushën e blertë. Në portë Hasanbelli ka pasur mundësinë të luajë, pasi Selmani është i grumbulluar me Shpresat që luajnë sot kundër Spanjës.

Mbrojtja ishte ajo që luajti kundër Skënderbeut, ndërkohë që Najdenov, një nga afrimet e verës ishte titullar. Ende për të nuk ka ardhur “OK” nga FIFA për mesfushorin, por trajneri Mërgjyshi ka nisur të bëjë llogari me të. Eller dhe Lushkja e nisën nga minuta e parë.

Në majë të sulmit vazhdon të luajë Xhixha, kurse nga e djathta mbështet Shtubina. Marijan Altiparmakovksi ishte ai që u pozicionua në të majtë, pozicion që më parë është mbuluar nga Myrto Uzuni.

Formacioni: Hasanbelli – Fangaj, Gjoni, Mersinaj, Sefgjini – Eller, Lushkja, Najdenov – Shtubina, Altiparmakovski, Xhixha

MIGEN MEMELLI – Te Laçi kanë afruar edhe ish-sulmuesin Migen Memelli, i cili do të jetë krahu i djathtë i Artan Mërgjyshit. Në të shkuarën ai ka luajtur edhe si lojtar me bardhezinjtë, ndërkohë që ka provuar të drejtojë Tiranën U17 dhe Tiranën B. Këtë verë ai pati një ofertë nga Burreli, por nuk e pranoi. Tanimë bëhet pjesë e Laçit në Superiore si zëvendëstrajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online