Hysaj në balotazh me Maksimoviç, De Laurentis: Mbrëmje magjike, kemi nevojë për tifozët

Napoli do të zhvillojë një takim shumë të rëndësishëm sonte në mbrëmje kundër PSG. Një mbrëmje klasike Champions-i, që konfirmohet dhe nga Aurelio De Laurentis. Presidenti i Napolit i bën thirrje tifozëve të mbushin “San Paolon”, pasi djemtë e Ançelotit po japin maksimumin, po luajnë me zemër, po nderojnë qytetin dhe po arrijnë rezultate të mëdha.

Do të jetë një mbrëmje magjike dhe shpresojmë të jetë për ne. Kam folur me Ançelotin, siç bëmë para ndeshjes kundër Liverpulit. Përsëritëm të njëjtat gjëra. Dua që napolitanët të kuptojnë se duke sjellë një trajner me këto vlera në Napoli, kemi hedhur një hap të madh në rritjen e cilësisë së ekipit. Kemi nevojë për tifozët, jo vetëm në stadiumet virtuale, sepse skuadra po arrin rezultate fantastike. Nevojitet ulërima e tifozëve sonte në ‘San Paolo’, por dhe në ndeshjet e kampionatit, sepse lojtarët tanë luajnë me zemër dhe duke nderuar bluzën. Shpresoj që tifozët tanë të rikthehen të shumtë, sepse djemtë kanë nevojë për ta”, përfundon kreu i klubit të Napolit.

Karlo Ançeloti është gati të hedhë të njëjtin formacion si në ndeshjen e zhvilluar në Francë, por ai ka vetëm një dyshim. Elseid Hysaj është në balotazh me Nikola Maksimoviç për krahun e djathtë t mbrojtjes dhe trajneri do të vendosë në momentet e fundit një gjë të tillë. Nga ana tjetër, Tuhel mund të zbresë në fushë me skemën 3-4-3, me Mbape, Nejmar dhe Di Maria në repartin ofensiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online