Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka qenë i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku ka folur mbi muajt e tij të parë në krye të pankinës së Tiranës. Merkatoja nuk u la pa përmendur gjatë këtij emisioni, ku Mema lëshoi disa deklarata shumë të forta.
MERKATO – “Në ditët në vazhdim pres 1 ose 2 futbollistë të tjerë, që mund të na bashkohen. Disa lojtarë të huaj kanë ardhur me vonesë, por jam i kënaqur nga faza përgatitore. Përsa i përket merkatos, kemi kohë deri në 30 janar, por nuk mund të flas me emra konkret. Në ditët në vazhdim do të shikojmë se kë mund të afrojmë. Kemi biseduar me tre futbollistë goxha cilësorë dhe po pres nga momenti në moment që bisedimet të konkretizohet. Duhet një përzgjedhje goxha e mirë, nuk mund të marrë lojtarë anonim me 20 pikëpyetja nga pas. Nëse nuk marr këto futbollistë që kam menduar, nuk do të marrë lojtarë të tjerë”.
TË RINJTË – “Kemi disa elementë të mirë si Muçi, Ismailgeci dhe Çelhaka. Kam pasur dilemat e mija për aktivizimin e të rinjve, për shkak të brishtësisë dhe emocioneve që kanë lojtarët e rinj. Mund të them se gjatë miqësoreve që kemi zhvilluar disa nga lojtarët e rinj kanë pasur momente loje, ku janë paraqitur më mirë se shumica e lojtarëve të formacionit”.
ECURIA – “Në fillim kishim një problem shumë të madh me pësimin e golave. Tani po mundohemi që të kemi ekipin në ekuilibër. Objektivat e mi janë dy: I pari atë që ma cakton klubi dhe i dyti objektivi që vendos çdo trajner. Qëllimi i parë ishte të nxirrnim . Kur erdha shumë njerëz kanë thënë se mund të shkojmë në kupat e Europës, por unë nuk e kam menduar këtë, doja vetëm që të nxirrja klubin nga zona e ftohtë. Jam trajneri dhe duhet të jem me këmbë në tokë. Nëse nuk dalim nga kjo zonë, nuk mund të mendojmë për gjëra të tjera”.
DORËHEQJA – “Kam menduar tre ose katër herë dorëheqjen. Dy raste kanë qenë pas ndeshjes me Luftëtarin dhe pas humbjes ndaj Partizanit”.
“Kur erdha nga Flamurtari këtu, mendoja se futbolli shqiptar ka disnivele të vogla dhe thashë se do rregulloja diçka, por nuk ndodhi kështu. I gjithë problemi im ishte se unë nuk e kisha idenë se çfarë niveli kishin lojtarët që kisha dispozicion”.
RAPORTI ME PRESIDENTIN DHE DONATORËT – “Marrëdhëniet më të mira që kam në klubi i kam me presidentin. Kemi bërë biseda private më ka thënë se është duke negociuar me donatorët potencial. Janë negociata dhe mund të zgjasin gjatë. Ai ashtu si të gjithë dëshiron ta shikojë Tiranën përsëri në nivele të mëdha”.
KUPA OBJEKTIV ? – “Kupa është një kompeticion shumë specifik. Në Shqipëri ccdo ekip mund të të befasojë. Tirana është një ekip që kërkon gjithmonë trofe. Ne do të bëjmë tonën, të shohim se deri ku mund të arrijmë”.