Interi me ritëm breshke, Spaleti bën plane: Na duhet një trofe!

Interi nuk pëson gol për të shtatën ndeshje rresht në shtëpi, por barazimi ndaj Sasuolos la një shije të hidhur, për lojën e zbehtë të skuadrës së drejtuar nga Luçiano Spaleti.

Trajneri zikaltër pas ndeshjes fajësoi fazën sulmuese të ekipit për mungesën e golit: “Duhej të kishim më shumë cilësi në sulm, humbëm shumë topa. Sasuolo luajti një ndeshje të mirë, ndërsa ne nuk kishim qartësi në ndërtimin e fazës sulmuese”.

Natyrisht, Ikardi në fokus: “Ai është lojtar finalizues, sot nuk gjeti hapësira. Duhej të çonim më shumë pasime, por edhe ai duhej të lëvizte me shumë”.

Në renditje Interi është i treti, +7 nga Roma: “Nuk jemi shumë komodë, duhen rezultate për të ruajtur vendin e tretë. Kjo skuadër duhet të konsolidohet, të rritet, të punojë dhe të fitojë eksperiencë, në Europa League e në kupë. Duam të fitojmë Kupën, sepse kampionatin e fiton sërish Juve dhe ndoshta do të luanim dy finale. Na duhet një trofe, për atë që është historia e Interit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online