Mema me dhimbje koke, Hasani mëson shkallën e dëmtimit

Edon Hasani doli duke çaluar pas ndeshjes me Kamzën. Mesfushori, i cili është shënuesi më i mirë i bardhebluve me 7 rrjeta të tundura, mori një goditje nga mbrojtësi Beqiri dhe tashmë duhet të mungojë për rreth dy javë.

SportEkspres.com mëson se ditën e djeshme Hasani ka bërë kontrollet mjekësore dhe i është rekomanduar të pushojë për rreth 10 ditë. Ndeshjen me Teutën shkodrani e kishte të humbur prej kartonëve, ndërkohë që nga përllogaritjet edhe në sfidën e mesjavës në Kupë me Flamurtarin Hasani do të mungojë.

Trajneri Mema dhe vetë lojtari shpresojnë në rikuperimin e plotë para ndeshjes me Kukësin. Sfida me verilindorët është mjaft  e rëndësishme dhe stafi mjekësor do të bëjë maksimumin ta bëjë Hasanin gati për lojë. Shanset që të ndodhë diçka e tillë janë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *