“Prisja të largohesha nga sytë këmbët”, Neshpor rrëfen ditët korçare

Martin Neshpor u transferua me bujë në Korçë, por sulmuesi çek nuk arriti të jepte kontributin e tij për Skënderbeun. Largimi ishte i pritshëm dhe erdhi para kohe, ndërkohë që duhet thënë se korçarët paguan një shifër të majme për huazimin e tij.

Futbolli 28-vjeçar është pjesë e Sigma Olumuc momentalisht, ndërkohë që këtë sezon ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës pesë herë. Edhe me Skënderbeun shënoi tre gola në Kupë në dy ndeshjet me Mamurrasin.

Në Çeki ai ka dhënë një intervistë për “olomoucky.denik.cz” dhe përsërit problemet financiare të korçarëve. Gjithashtu ai zbulon edhe gjëra të tjerë nga eksperienca e tij në Shqipëri. Neshpor thekson se në tërësi si eksperiencë ka qenë e vlefshme.

“Më ka ndryshuar shumë në aspektin jetësor, si eksperiencë. Shkova me shpresa të mëdha, por ishte një makth, asnjë euro për 5-6 muaj. Nëse doja të shkoja në tualet, duhej të shkoja në shtëpi sepse në stadium nuk kishte tualet”, tregon sulmuesi çek.

Neshpor më tej shton: “Shpesh nuk e dinim kur kishim stërvitje. Na mbyllnin në hotel dhe kishte raste që rrinim aty 10 ditë rresht. Bëra gjithçka për të rezistuar, por ishte e pamundur. Erdhi një moment ku prisja vetëm të largohesha nga sytë këmbët. Eksperiencë e hidhur, por që më ka bërë të vlerësoj më mirë jetën, të kuptoj sa e bukur është. Në këtë drejtim, e konsideroj eksperiencë me shumë vlerë Shqipërinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online