Alegri: Më habit kjo zhurmë, në Napoli një ndeshje nuk mbaron kurrë!

Maks Alegri ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen me Napolin. Sigurisht përballja me Atletikon në Champions League nuk mbetet jashtë fokusit, ashtu sikurse edhe e ardhmja e tij apo mbyllja e rrjeteve sociale.

NAPOLI – “Është matematikë dhe nesër do të luajmë 2/3 e titullit. Nëse fitojmë do të kemi shumë shanse për të fituar titullin. Ata po bëjnë një kampionat të madh. Do të gjejmë një stadium plot që do të japin gjithçka për ekipin e tyre. Ndeshjet në ‘San Paolo’ nuk mbarojnë kurrë, kështu që duhet të bëjmë një ndeshje të nivelit të lartë në një mbrëmje të rëndësishme për futbollin italian. Do të përballen dy ekipet më të mira të viteve të fundit. Ndeshjet e kaluara kanë qenë më shumë taktike, ndërsa kësaj radhe do të jetë ndryshe.”

E ARDHMJA – “Dje u takova me presidentin, siç ndodh gjithmonë. Jemi në një moment të rëndësishëm të sezonit, por nuk do të ketë asnjë problem për të diskutuar për të ardhmen në fund të sezonit. Tani kemi një ndeshje të bukur kundër Napolit, më pas do luajmë kundër Udinezes dhe Atletikos së Madridit. Duhet të përqendrohemi për këto ndeshje dhe të mos mendojmë gjë tjetër.”

FORMACIONI – “Ronaldo ndihet mirë dhe do të luajë nesër. Emre Çan dhe Bentakur janë në balotazh për një vend në mesfushë. Kedira do të kryejë kontrolle dhe nuk mund të them saktë kohën e rikuperimit të tij. Shpresojmë të rikuperojmë Dagllas Kostën për ndeshjen kundër Atletikos. Kuadrado? Nuk është akoma gati.”

RRJETET SOCIALE – “Nuk kam qenë kurrë një fans i rrjeteve sociale. Ashtu siç hyra aty, ashtu dola. Është diçka normale, por jam habitur me zhurmën që është krijuar. Ishte një person që postonte për mua pas çdo ndeshje dhe tani ka vendosur të largohet.”

KRITIKAT – “Nëse vijnë nga një supozim i drejtë, jam dakord me to, por nëse vijnë për shkak të pritshmërive të gabuara, kjo nuk është diçka e mirë. Unë punoj me pasion dhe entuziazëm dhe tifozët më kanë respektuar gjithmonë në stadium. I falënderoj për këtë. Nëse shkoj në fund të ndeshje në dhomat e zhveshjes dhe nuk bëj shaka, ky nuk është problemi im. Rrjetet sociale janë një mjet i dobishëm, por jo për të gjithë. Në 51 ndeshjet që kam drejtuar Juventusin në Champions, kemi humbur 11 herë, nga të cilat dy kundër Jang Bojsit dhe Seviljes kur ishim kualifikuar. Një e kemi humbur në shtëpi përballë Junajtid, një në Mynih dhe të tjerat i kemi humbur me Barcelonën, Realin dhe Atletikon, ekipe që renditen të gjitha sipër nesh në renditjen e përgjithshme.”

ATLETIKO – “Do të jemi në formën tonë më të mirë në ndeshjen e kthimit. Do të shfrytëzojmë këto ditë për të përmirësuar kondicionin tonë atletik. Bonuçi dhe Kielini do të përmirësohen. Në ndeshjen e parë sapo ishin rikthyer, por do të përmirësohet dhe Manxhukiç. Jam i qetë për Marion. Duhet të gjejmë golat e mesfushorëve, por dhe Bernardeski duhet të bëjë më shumë. Duhet të shfrytëzojmë më mirë goditjet standarde. Stadiumi duhet të jetë plot dhe kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve kundër spanjollëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online