Mema: Andorra ekip cinik, ja kush janë strategjitë tona

Sulejman Mema ka qenë shumë pranë kombëtares këto dy ditë dhe ka ndihmuar trajnerin aktual, Ervin Bulku, që ta përgatisin sa më mirë ndeshjen kundër Andorras. Mema analizoi kundërshtarin, zbuloi disa nga strategjitë e lojës kuqezi dhe pati edhe një batutë nëse do të jetë ai trajneri i Shqipërisë apo jo:

“Nuk ka qenë atmosferë e mirë për të qenë i sinqertë. Kemi kërkuar ta ndryshojmë dhe pas stërvitjes së djeshme ka ndryshuar pak dhe djemtë janë pak më shumë optimistë.

Sfida do të jetë jashtë mase e vështirë, pasi Andorra është një ekip shumë cinik, ndonjëherë edhe provokativ do të thoja.

Kemi vendosur gati tre sulmues për të hapur sa më shumë Andorrën. Do të provojmë dhe me goditje standarta dhe vertikalizime, që mendoj se do të na japin edhe frutin e suksesit.

Mendoj se ky grup ka cilësi. Nuk mund të vlerësoshen cilësitë për dy ditë, por niveliështë i mirë. Pas fitores së kësaj ndeshje, besoj do të jetë më mirë për të përzgjedhur edhe elementë të rinj.

Ka pasur dyshime edhe për shkak dëmtimesh. Memushaj nuk ka qenë mirë edhe vet e ka ndjerë, por shpresoj që të hyj në fund edhe të na japë atë çfarë presim.

Unë trajner i Shqipërisë? Mosha ime ka kaluar (qesh). Shpresoj të fitojmë sot edhe të bëjmë lojë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online