Melisa Sata mesazh tifozëve të Sasuolos: Abonohuni, do vijmë unë dhe Nargi!

Melisa Sata, gruaja e Kevin Princ Boateng, me të cilin kanë një djalë 4-vjeçar, Maddox, flet për rikthimin e lojtarit në Itali dhe formën e mirë që po kalon. Melisa jeton në Milano dhe është tifoze e Milanit, por distanca me lojtarin është e shkurtër dhe ata takohen shpesh.

Melisa e ndjek në transferta dhe i bën një thirrje të veçantë tifozëve të Sasuolos të mbushin stadiumin. Sasuolo përballet me Juventusin në transfertë dhe në stadium në krah të Melisës do të jetë dhe bashkëshortja e sulmuesit Alesandro Matri, Federika Nargi.

“Kevin po bën mirë dhe shpresoj të shënojë shumë gola, siç ka bërë me Xhenoan dhe Kaljarin. Të dielën do të jetë e vështirë kundër Kristiano Ronaldos. Kevin më ka treguar që portugezi është më i forti në botë dhe unë i besoj atij. Unë do të jem në stadiumin e Torinos të dielën, sepse më pëlqen të shkoj në transferta, por e ndjek dhe në ndeshjet brenda.

Në Torino do të jem me Federika Nargin dhe kjo është një mundësi e mirë për tifozët e Sasuolos të bëjnë abonimet e tyre. Kevin i kërkoi djalit nëse donte bluzën e Kristiano Ronaldos, por ai i tha se dëshironte bluzën e të atit. E kam ndjekur Kevin në Dyseldorf dhe në Frankfurt, qytet të cilin e dua shumë. Frankfurti është si Milano, të cilin e adhuroj.

Unë jam tifoze e Milanit dhe do më vinte mirë, nëse Kevin do të rikthehej në Milano, por zgjedhjet i përkasin atij dhe mendoj që janë të drejta. Ai ndihet mirë në Modena, ushqehet mirë dhe unë mund të bashkohem lehtë me të, sepse është një distancë më pak se 200 km”, përfundon bukuroshja italiane, Melina Sata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *